Perballe nevojave te ushtrise shqiptare per kuadro te arsimuar e te specializuar, numri i nxenesve dhe oficereve qe dergoheshin per studime jashte vendit rritej nga viti ne vit. Per nxenesit e Shkolles Mbreterore Ushtarake kriteri kryesor mbetej niveli cilesor i pergatitjes. Shahin Toci ishte nder nxenesit me cilesore qe mbaruan studimet ne kete shkolle. Ne vitin 1934, per studime te metejshme ne Itali do te shkonin 30 – 35 nxenes te kesaj shkolle. Te drejten e kerkeses per te vazhduar studimet jashte vendit e kishin te gjithe nxenesit e Shkolles Mbreterore Ushtarake, por, me tej, kandidatet i nenshtroheshin nje konkursi para nje jurie te perzgjedhur, ne perberjen e se ciles ishte dhe nje specialist ushtarak italian. Konkurimi ishte teper rigoroz dhe kerkonte pergatitje mjaft cilesore. Testohej pergatitja e pergjithshme shkencore, pergatitja fizike dhe gjendja shendetesore. Gjate ketij konkurimi Shahin Toci u vleresua shume mire ne pergatitjen shkencore dhe arriti te perballoje me sukses dhe konkurimin ne pergatitjen fizike. Pa u shuar ende malli i kater viteve larg prinderve, te afermeve dhe shokeve, Shahin Toci do te udhetonte per te qene edhe tre vite larg tyre, larg Urxalles, Matit, Tiranes e Shqiperise. Ne diten e nisjes, bashkekohesit kujtojne se Osman Toci, me duart e mbeshtetura mbi supet e te birit, te kete thene: – Bir! Pas pak do te marresh udhen e detit. Prap ado te lesh me shume se Urxallen e Matin, do te lesh Shqiperine, atdheun tend. Mos harro se atje ku do te shkosh eshte tjeter vend, tjeter dhe. Sado i bukur te jete ai vend, dheun tend nuk e ze. Une besoj te ti Shahin, por zemra me thote te t’i them keto fjale. E Shahin Toci i eshte pergjigjur te atit: – Faleminderit babe! Ti, gjyshi e mesuesit m’i keni mesuar mire kufijte e Shqiperise dhe une nuk do t’i harroj kurre ata, jeta ime eshte e atdheut tim, eshte e flamurit te tij. Ne tetor te vitit 1934, Shahin Toci nis studimet ne Kolegjin Ushtarak te Napolit ne Itali. Ketu nisi te formohej jo vetem si ushtarak i zoti me dije te gjithanshme ne fushen e artit ushtarak, por edhe si studiues i holle i lendeve baze te ketij arti.
Gjate tre viteve te studimeve ne Napoli, Shahin Toci ben pjese ne grupin e katert te kursit ‘ Bianchini’, midis 120 studenteve te kompanise se trete. Ne kursin ” Biancihini”, neper kompnai te ndryshme, krahas tij vazhduan studime edhe student te tjere shqiptare. Shperndarja e studenteve shqiptare neper kompani te ndryshme, s’kishte te bente vetem me menyren e organizimit, por, me shume se kaq kishte nje qellim tjeter: kufizimin e cdo mundesie grupimi brenda dhe jashte mjediseve te shkolles, me prirje atdhetare dhe kundershtuese ndaj pergatitjes per pushtimin e Shqiperise. Perpjekjet e Shahin Tocit per te mesuar e pervetesuar me shume se c’jepej ne tekstet dhe literaturen shkollore, si nje prirje e dukshme qe ne vitet e para te shkollimit te meparshem, duken qarte dhe ne shkollen Ushtarake te Napolit. Periudha tre vjecare ne Napoli, ka qene koha gjate se ciles Shahin Toci, nisi studimet ne drejtim te pervetesimit cilesor te gjuhes italiane e franceze dhe leximet e vazhdueshme filozofike dhe letrare. Zakonisht kohen e lire ai e kalonte ne Biblioteken Kombetare te Napolit dhe ate te shkolles. Ne korrik te vitit 1937, Shahin Toci kthehet ne atdhe.