Ne vitin 1929 Shahin Toci fiton te drejten e Studimit ne Shkollen Mbreterore Ushtarake ne Tirane, por duke hasur ne shume pengesa, ai arrin ta filloje kete shkolle nje vit me vone. Ne vitin 1934, Shahin Toci pas perfundimit te shkolles Ushtarake, kthehet ne vendlindje, por ai vazhdonte perpjekjet e tij per te vazhduar studimet e tjera jashte vendit. Ne tetor te vitit 1934 studenti i dalluar dhe i perkushtuar i Shkolles Ushtarake Mbreterore nis studimet ne Kolegjin Ushtarak te Napolit, ne Itali. Gjate kohes se studimeve, Shahin Toci iu perkushtua jo vetem formimit ushtarak, por edhe studimeve nga lende te ndryshme. Sipas deshmive dhe kujtimeve te familjes se tij, deshmori Toci gjate kohes tre vjecare te studimit ne kolegjin Ushtarak te Napolit, iu perkushtua edhe pervetesimit cilesor te gjuhes italiane dhe franceze. Kohen e lire ai e kalonte ne Biblioteken Kombetare te Napolit dhe ate te shkolles. Ndersa ne korrik te vitit 1937, Shahin Toci kthehet ne Shqiperi. Perpjekjet e tij per tu arsimuar nuk perfundojne ketu, pasi ne tetor te vitit 1937 atij iu dha perseri e drejta per kryerjen e studimeve akademike ne Modena. Pas perfundimit me sukses te vitit akademik 1937-1938 ai diplomohet ne Akademine e Kembesorise dhe Kavalerise se Modenas. Pergatitja e Shahin Tocit gjate ndjekjes se ketyre studimeve u be nje shembull per gjithe studentet e tjere.

Deshmori kthehet perseri ne atdhe, ku punon per nje periudhe te shkurter ne Ministrine e Mbrojtjes. Koha e shkurter ne kete institucion lidhet me faktin se ai perseri do te nisej per ne Itali per specializim pas akademik. Oficeri Shahin Toci do te vendosej ne nje bujtine ne rrugen Trans –Tevere nr. 45. Pushtimi italian oficerin Shahin Toci do ta gjente ne Itali, per ndjekjen e studimeve pas akademike. Ne keto kushte Shahin Toci doli hapur kunder ketij pushtimi, duke iu kerkuar edhe kolegeve te tij te kthehen ne atdhe per te luftuar kundra Italise fashiste. Por strukturat e larta te pushtetit fashist ne Itali kishin arritur te kuptonin kundershtimin e hapur te Shahin Tocit dhe kolegeve te tij dhe ne kete menyre ata do te viheshin nen nje survejim te plote. Dhe ne kete situate fashistet filluan perpjekjet per te mos lejuar revoltimin e metejshem te oficereve shqiptare pas pushtimit te vendit nga. Ne fillim te muajit maj, nje nga keto perpjekje sidomos te drejtuesve te shkollave ushtarake ishte edhe pergatitja e ceremonive per betimin para flamurit italian. Kjo nisme ishte e pergatitur me kujdes sidomos nga Ministria e Luftes ne Itali, duke patur si qellim qe te mposhtin revolten e ushtarakeve dhe studenteve shqiptare kundra pushtimit.

Por Shahin Toci arriti te kuptonte qellimet e verteta te ketij betimi, te ketyre ceremonive. Ne nje nga ditet e muajt maj te vitit 1939, fill nje muaj pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste nen kujdesin e nensekretarit te shtetit per luften u organizuar nje ceremoni para betimi. Studenti shqiptar mbante edhe simbole kombetare nje shirit kuq e zi, duke sjell edhe revoltimin e organizatoreve te ceremonise. Me pas kuadrot e larte ushtarake u thirren perseri. Sipas programit, betimi do te behej ne nje nga sheshet e kryeqytetit italian, ne daten 13 maj 1939. Diten e betimit, para studenteve dhe oficereve shqiptare, njeri nga oficeret madhore italiane lexoi formulen e betimit. Midis heshtjes qe kishte perfshire studentet dhe oficeret shqiptare, degjohet te flase Shahin Toci, duke shprehur se: Zoti gjeneral, ne jemi shqiptare dhe mund te betohemi vetem para flamurit kuq e zi. Oficeri shqiptar nga Mati vazhdoi akoma te fliste ne mbrojtje te flamurit dhe interesa te Shqiperise. Ne kete menyre nuk u realizua edhe plani i ushtarakeve italiane per te pasur mbeshtetjen e oficereve shqiptare per pushtimin e Shqiperise. Por ky akt i larte patriotik, do ti kushtonte jeten oficerit te shkelqyer shqiptar. Pas ketij qendrimi, ai do te vihej nen nje survejim te plote, duke u pare si nje kercenim serioz per pushtuesit si ne Itali ashtu edhe nese kthehej ne Shqiperi. Edhe pse oficeri shqiptar Shahin Toci e kishte kuptuar qe keto qendrime ishin te rrezikshme per jeten e tij, ai perseri nuk ishte ndalur per mbrojtjen e interesave te Shqiperise.

Pas gjithe ketyre zhvillimeve qe kishin ndodhur Shahin Toci me 25 maj 1939 u gjend i vrare ne rrugen Trastevere ne Rome, i cili pak dite me pare kishte refuzuar te bente betimin fashist ne Akademine Ushtarake. Ai guxoi te sfidoje autoritetet italiane pak dite pas pushtimit te vendit tone duke dhene edhe jeten e tij per mbrojtjen e flamurit shqiptar, duke u shnderruar ne nje hero te mbrojtjes se interesave kombetare. Pas vrasjes trupi i tij nuk do te kthehej ne Shqiperi, por u varros ne varrezat e Romes në mënyrë të fshehtë nga policia sekrete fashiste.

Pas permbysjes se regjimit komunist familjaret e heroit filluan perpjekjet per gjetjen dhe kthimin e eshtrave te tij ne atdhe. Dy vellezerit Shahin dhe Osman Toci u perkushtuan ne maksimum derisa realizuan qellimin e tyre per kthimin e eshtrave te xhaxhait te tyre. Shahin Toci qe mban emrin e xhaxhait deshmorit u perkushtua dhe i vuri synim vetes qe te gjeje dhe te ktheje ne atdhe eshtrat e xhaxhait te tij. Me date 26 mars 2011 mberrijne ne Shqiperi eshtrat e Shahin Tocit, ku organizohet nje ceremoni madheshtore ne rrethin e Matit me pjesemarrjen e personaliteteve te larta shteterore. Ne vitin 1961, Shahin Toci dekorohet me ‘Urdhrin e Trimerise’, ndersa ne tetor te vitit 1970 shpallet ‘Deshmor i Atdheut’, ndersa ne vitin 1994 ka marre ‘Urdherin e Flamurit’ te klasit te pare. Ndersa me 25 mars 2011 eshte dekoruar nga Presidenti i republikes me ‘Medaljen e Arte te Shqiponjes’.