Albeu “Burrel, përurohet busti i dëshmorit të Atdheut Shahin Toçi”
Në jubileun e 100-vjetorit të pavarësisë të premten në qytetin e Burrelit u organizua ceremonia e inaugurimit të bustit të dëshmorit të AtdheutShahin Toçi, i cili dha jetën përmbrojtjen e flamurit kombëtar. Në këtë ceremoni mori pjesë, ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili u shpreh se kishte ardhur dita për të kujtuar të gjithë ata burra që sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për vendin. “Nuk ka ditë më të përshtatshme për të kujtuar dëshmorët e vendit, për të kujtuar ata burra që sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për këtë vend dhe një nga këta burra ishte edhe Dëshmori i Kombit Shahin Toci“, tha Imami.
Te pranishem ishin edhe deputetet e Kuvendit te Shqiperise Qemal Minxhozi, Bedri Hoxha dhe Jemin Gjana. Gjithashtu pjese e kesaj ceremonie ishte edhe Nderi i Kombit Reshat Arbana. Busti i atdhetarit te shquar Shahin Toçi eshte realizuar nga Artisti i Popullit Muntaz Dhrami.
Shahin Toci lindi me 15 prill te vitit 1914 ne fshatin Urxalle te Matit ne nje familje te thjeshte bujare dhe te beses, ku brez pas breza ne kete familje u trasheguan vlera te patriotizmit te vertete.
Ne tetor te vitit 1934 studenti i dalluar dhe i perkushtuar i Shkolles Ushtarake Mbreterore nis studimet ne Kolegjin Ushtarak te Napolit, ne Itali. Gjate kohes se studimeve, Shahin Toci iu perkushtua jo vetem formimit ushtarak, por edhe studimeve nga lende te ndryshme. Pas perfundimit me sukses te vitit akademik 1937-1938 ai diplomohet ne Akademine e Kembesorise dhe Kavalerise se Modenas. Pergatitja e Shahin Tocit gjate ndjekjes se ketyre studimeve u be nje shembull per gjithe studentet e tjere. Deshmori kthehet perseri ne atdhe, ku punon per nje periudhe te shkurter ne Ministrine e Mbrojtjes. Koha e shkurter ne kete institucion lidhet me faktin se ai perseri do te nisej per ne Itali per specializim pas akademik. Oficeri Shahin Toci do te vendosej ne nje bujtine ne rrugen Trans
Tevere nr. 45. Pushtimi italian oficerin Shahin Toci do ta gjente ne Itali, per ndjekjen e studimeve pas akademike. Ne keto kushte Shahin Toci doli hapur kunder ketij pushtimi, duke iu kerkuar edhe kolegeve te tij te kthehen ne atdhe per te luftuar kundra Italise fashiste.
Por strukturat e larta te pushtetit fashist ne Itali kishin arritur te kuptonin kundershtimin e hapur te Shahin Tocit dhe kolegeve te tij dhe ne kete menyre ata do te viheshin nen nje survejim te plote. Dhe ne kete situate fashistet filluan perpjekjet per te mos lejuar revoltimin e metejshem te oficereve shqiptare pas pushtimit te vendit nga. Ne fillim te muajit maj, nje nga keto perpjekje sidomos te drejtuesve te shkollave ushtarake ishte edhe pergatitja e ceremonive per betimin para flamurit italian.
Kjo nisme ishte e pergatitur me kujdes sidomos nga Ministria e Luftes ne Itali, duke patur si qellim qe te mposhtin revolten e ushtarakeve dhe studenteve shqiptare kundra pushtimit. Por Shahin Toci arriti te kuptonte qellimet e verteta te ketij betimi, te ketyre ceremonive. Ne nje nga ditet e muajt maj te vitit 1939, fill nje muaj pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste nen kujdesin e nensekretarit te shtetit per luften u organizuar nje ceremoni para betimi. Studenti shqiptar mbante edhe simbole kombetare nje shirit kuq e zi, duke sjell edhe revoltimin e organizatoreve te ceremonise. Me pas kuadrot e larte ushtarake u thirren perseri. Sipas programit, betimi do te behej ne nje nga sheshet e kryeqytetit italian, ne daten 13 maj 1939. Diten e betimit, para studenteve dhe oficereve shqiptare, njeri nga oficeret madhore italiane lexoi formulen e betimit. Midis heshtjes qe kishte perfshire studentet dhe oficeret shqiptare, degjohet te flase Shahin Toci, duke shprehur se: Zoti gjeneral, ne jemi shqiptare dhe mund te betohemi vetem para flamurit kuq e zi. Oficeri shqiptar nga Mati vazhdoi akoma te fliste ne mbrojtje te flamurit dhe interesa te Shqiperise. Ne kete menyre nuk u realizua edhe plani i ushtarakeve italiane per te pasur mbeshtetjen e oficereve shqiptare per pushtimin e Shqiperise.
Por ky akt i larte patriotik, do ti kushtonte jeten oficerit te shkelqyer shqiptar. Pas ketij qendrimi, ai do te vihej nen nje survejim te plote, duke u pare si nje kercenim serioz per pushtuesit si ne Itali ashtu edhe nese kthehej ne Shqiperi. Edhe pse oficeri
shqiptar Shahin Toci e kishte kuptuar qe keto qendrime ishin te rrezikshme per jeten e tij, ai perseri nuk ishte ndalur per mbrojtjen e interesave te Shqiperise. Pas gjithe ketyre zhvillimeve qe kishin ndodhurShahin Toci me 25 maj 1939 u gjend i vrare ne rrugen
Trastevere ne Rome, i cili pak dite me pare kishte refuzuar te bente betimin fashist ne Akademine Ushtarake. Ai guxoi te sfidoje autoritetet italiane pak dite pas pushtimit te vendit tone duke dhene edhe jeten e tij per mbrojtjen e flamurit shqiptar, duke u shnderruar ne nje hero te mbrojtjes se interesave kombetare. Pas vrasjes trupi i tij nuk do te kthehej ne Shqiperi, por u varros ne varrezat e Romes. Pas permbysjes se regjimit komunist familjaret e heroit filluan perpjekjet per gjetjen dhe kthimin e eshtrave te tij ne atdhe. Dy vellezerit Shahin dhe Osman Toci u perkushtuan ne maksimum derisa realizuan qellimin e tyre per kthimin e eshtrave te xhaxhait te tyre. Shahin Toci qe mban emrin e xhaxhait deshmorit u perkushtua dhe i vuri synim vetes qe te gjeje dhe te ktheje ne atdhe eshtrat e xhaxhait te tij. Me date 26 mars 2011 mberrijne ne Shqiperi eshtrat e Shahin Tocit, ku organizohet nje ceremoni madheshtore ne rrethin e Matit me pjesemarrjen e personaliteteve te larta shteterore. Ne vitin 1961, Shahin Toci dekorohet me ‘Urdhrin e Trimerise’, ndersa ne tetor te vitit 1970 shpallet ‘Deshmor i Atdheut‘, ndersa ne vitin 1994 ka marre ‘Urdherin e Flamurit’ te klasit te pare. Ndersa me 25 mars 2011 eshte dekoruar nga Presidenti i republikes me ‘Medaljen e Arte te Shqiponjes’.
Shtuar më 24/11/2012, ora 10:44