Ceremonia e homazheve për Ditën e Dëshmorëve të Atdheut

Ceremonia e homazheve për Ditën e Dëshmorëve të Atdheut

Me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, nën kujdesin e Bashkisë së Matit u zhvillua ceremonia e homazheve në qytetin e Burrelit, pranë bustit të dëshmorit të Atdheut Shahin Toçi dhe kompleksit të Varrezave të Dëshmorëve. Pjesë e ceremonisë ishin kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, ish-kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Martaneshi”, Skënder Gjoni, përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe pjesëtarë të familjes së dëshmorit të atdheut Shahin Toçi. Lavdi e përjetshme për dëshmorët e Atdheut.