Homazhe për Ditën e Dëshmorëve të Atdheut

Homazhe për Ditën e Dëshmorëve të Atdheut

Me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, nën kujdesin e Bashkisë së Matit u zhvillua ceremonia e homazheve në qytetin e Burrelit, pranë bustit të dëshmorit të Atdheut Shahin Toçi dhe kompleksit të Varrezave të Dëshmorëve. Pjesë e ceremonisë ishin përfaqësues të institucioneve vendore në Mat, të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe qytetarë.