Homazhe për Ditën e Dëshmorëve të Atdheut 5 Maj 2026

Homazhe për Ditën e Dëshmorëve të Atdheut 5 Maj 2026

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, nën kujdesin e Bashkisë së Matit u zhvillua ceremonia e homazheve në qytetin e Burrelit në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe në bustin e dëshmorit Shahin Toçi. Pjesë e ceremonisë ishin kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni, nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, përfaqësues të institucioneve të tjera, të organizatës së veteranëve dhe pjesëtarë të familjes së dëshmorit të atdheut Shahin Toçi.