News77 “Burrel, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, merr pjesë në inagurimin e bustit të Dëshmorit të Atdheut Shahin Toçi!”
Përmes një aktivitetit të veçantë të zhvilluar në qytetin e Burrelit, u bë ceremonia e vendosjes së bustit të të Dëshmorit të Atdheut Shahin Toçi i cili dha jetën për flamurin tonë kombëtar. Shahin Toçi, bir i Urxallës së Derjanit, nuk u betua për flamurin Italian që iu kërkuar nga autoritetet vendase gjatë kohës kur ai studionte në shtetin fqinj, dhe kjo gjë i kushtoi jetën. Vepra e Shahin Toçit njihet për atdhetarinë e tij, Kjo Shqipni ka lindur burra, që nuk njohin dy flamura . Në këtë aktivitet, Kryetarja e Bashkisë Burrel, Adelina Farrici, shprehu krenarinë e saj për figurën e Shahin Toçi-t, për veprën dhe mesazhin që ai la pas. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, tha se duhet vlerësuar në maksimum kontributi i dhënë nga figura të shquara historike dhe atdhetare si
Shahin Toçi . Gjithashtu, ai tha më tej, se ato janë shembull për të gjithë shqiptarët dhe duhet të udhëhiqemi nga patriotizmi dhe dhënia e kontributit për të ardhmen e vendit. Në fjalën e tij Shahin Toçi i riu, nipi i heroit kombëtar Shahin Toçi , falenderoi të gjithë ata që kontribuan në rikthimin e eshtrave dhe lartësimin e figurës së xhaxhait të tij duke vendosur bustin në zemër të qytetit të Burrelit. Kryetarja e Bashkisë Burrel, Adelina Farrici dhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, zbuluan bustin e Heroit Kombëtar, Shahin Toçi i cili do të qëndrojë në mesin e matjanëve gjithmonë. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe artist e muzikant të njohur nga disa treva të vendit, ku mes tyre spikati Artisti i Merituar, Reshat Arbana. Mijëra qytetarë të Burrelit ndoqën nga afër këtë aktivitet të veçantë.
Por kush ishte Shahin Toçi dhe cili është akti heroik i tij?
Patrioti i madh shqiptar Shahin Toci lindi më 15 Prill të vitit 1914 në fshatin Uraxalle te Matit ne nje familje të thjeshtë, bujare dhe të besës, ku brez pas brezi në këtë familje u trashëguan vlera të patriotizmit të vërtetë. Stërgjyshi dhe gjyshi i dëshmorit, Bajram dhe Stafë Toçi ishin ndër prijësit e lëvizjes popullore kundër pushtuesve osmanë dhe atyre serbo-malazezë. Në Tetor të vitit 1934 studenti i dalluar dhe i përkushtuar i Shkollës Ushtarake Mbretërore nis studimet në Kolegjin Ushtarak të Napolit, në Itali. Gjatë kohës së studimeve, Shahin Toçi iu përkushtua jo vetëm formimit ushtarak, por edhe studimeve nga lëndë të ndryshme. Sipas dëshmive dhe kujtimeve të familjes së tij, dëshmori Toçi gjatë kohës tre vjeçare të studimit në kolegjin Ushtarak të Napolit, iu përkushtua edhe përvetësimit cilësor të gjuhës italiane dhe franceze. Kohën e lirë ai e kalonte në Bibliotekën Kombëtare të Napolit dhe atë të shkollës. Ndërsa në korrik të vitit 1937, Shahin Toçi kthehet në Shqipëri. Përpjekjet e tij për tu arsimuar nuk përfundojne këtu, pasi në tetor të vitit 1937 atij iu dha përsëri e drejta për kryerjen e studimeve akademike në Modena. Pas përfundimit me sukses të vitit akademik
1937-1938 ai diplomohet në Akademinë e Këmbësorisë dhe Kavalerisë së Modenas. Përgatitja e Shahin Toçit gjatë ndjekjes së këtyre studimeve u bë një shembull për gjithë studentët e tjerë.
Dëshmori kthehet përsëri në atdhe, ku punon për një periudhë të shkurtër në Ministrinë e Mbrojtjes. Koha e shkurtër në këtë institucion lidhet me faktin se ai përsëri do të nisej për në Itali për specializim pas akademik. Oficeri Shahin Toci do te vendosej ne nje bujtine ne rrugen Trans Tevere nr. 45. Pushtimi italian oficerin Shahin Toci do ta gjente ne Itali, per ndjekjen e studimeve pas akademike. Ne keto kushte Shahin Toci doli hapur kunder ketij pushtimi, duke iu kerkuar edhe kolegeve te tij te kthehen ne atdhe per te luftuar kundra Italise fashiste. Por strukturat e larta te pushtetit fashist ne Itali kishin arritur te kuptonin kundershtimin e hapur te Shahin Tocit dhe kolegeve te tij dhe ne kete menyre ata do te viheshin nen nje survejim te plote. Dhe ne kete situate fashistet filluan perpjekjet per te mos lejuar revoltimin e metejshem te oficereve shqiptare pas pushtimit te vendit nga. Ne fillim te muajit maj, nje nga keto perpjekje sidomos te drejtuesve te shkollave ushtarake ishte edhe pergatitja e ceremonive per betimin para flamurit italian. Kjo nisme ishte e pergatitur me kujdes sidomos nga Ministria e Luftes ne Itali, duke patur si qellim qe te mposhtin revolten e ushtarakeve dhe studenteve shqiptare kundra pushtimit. Por Shahin Toci arriti te kuptonte qellimet e verteta te ketij betimi, te ketyre ceremonive. Ne nje nga ditet e muajt maj te vitit 1939, fill nje muaj pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste nen kujdesin e nensekretarit te shtetit per luften u organizuar nje ceremoni para betimi. Studenti shqiptar mbante edhe simbole kombetare nje shirit kuq e zi, duke sjell edhe revoltimin e organizatoreve te ceremonise. Me pas kuadrot e larte ushtarake u thirren perseri.
Sipas programit, betimi do te behej ne nje nga sheshet e kryeqytetit italian, ne daten 13 maj 1939. Diten e betimit, para studenteve dhe oficereve shqiptare, njeri nga oficeret madhore italiane lexoi formulen e betimit. Midis heshtjes qe kishte perfshire studentet dhe oficeret shqiptare, degjohet te flase Shahin Toci, duke shprehur se: Zoti gjeneral, ne jemi shqiptare dhe mund te betohemi vetem para flamurit kuq e zi.
Oficeri shqiptar nga Mati vazhdoi akoma te fliste ne mbrojtje te flamurit dhe interesa te Shqiperise. Ne kete menyre nuk u realizua edhe plani i ushtarakeve italiane per te pasur mbeshtetjen e oficereve shqiptare per pushtimin e Shqiperise. Por ky akt i larte patriotik, do ti kushtonte jeten oficerit te
shkelqyer shqiptar. Pas ketij qendrimi, ai do te vihej nen nje survejim te plote, duke u pare si nje kercenim serioz per pushtuesit si ne Itali ashtu edhe nese kthehej ne Shqiperi. Edhe pse oficeri shqiptar Shahin Toci e kishte kuptuar qe keto qendrime ishin te rrezikshme per jeten e tij, ai perseri nuk ishte ndalur per mbrojtjen e interesave te Shqiperise. Pas gjithe ketyre zhvillimeve qe kishin ndodhur Shahin Toci me 25 maj 1939 u gjend i vrare ne rrugen Trastevere ne Rome, i cili pak dite me pare kishte refuzuar te bente betimin fashist ne Akademine Ushtarake.
Nga Dritan Kurti
Artikulli News77
Artikulli News77