Institucionet kulturore, historike e shtetërore gjithnjë e më shumë nisën të përfshijnë në veprimtaritë e tyre jetën dhe aktivitetin patriotik të dëshmorit. Por kërkesa për sjelljen e eshtrave të Shahin Toçit në atdhe u bë më e fuqishme. Si një thirrje e ditës së rënies dhe e popullit matjan, si një amanet i lënë nga babai Osman dhe vëllezërit e heroit, Dyle dhe Islam Toçi, sjellja e eshtrave të Shahin Toçit në atdhe u bë synimi sublim i nipërve të heroit, Shahin Islam Toçi dhe Osman Islam Toçi.
Në ditët e fundit të jetës së tij, Islam Toçi i thotë të birit, Shahinit: “Ti e di pse të kemi thirrur me këtë emër. Mbaje me nder emrin me të cilin të kam thirrur. Unë do të prehem në dheun tim, ndërsa eshtrat e xhaxhait tënd s’kanë qetësi në dhè të huaj. Unë kam besim se amanetin që më la babai e që unë po jua lë ju s’do ta harroni kurrë.’ Këtë gjë e kishin kuptuar me kohë nipërit e heroit, ndaj s’reshtën kurrë së përpjekuri derisa bënë realitet amanetin e të parëve të tyre.