Përsëri heshtje. Atëherë gjenerali zbriti shkallët, qëndroi përpara kuadratit dhe thirri kërcënueshëm: – Lo giurate voi? Priti një përgjigje, qoftë dhe kundërshtuese, vetëm të mos qëndronte para asaj heshtje. I dukej se po fundosej i gjallë në atë ftohtësi drithëruese. E ndjeu se po i sosej përfundimisht durimi. – Betohuni! – më shumë klithi se sa thirri dhe priti një çast si i ngurtësuar. Në atë çast doli nga rreshti oficeri shqiptar Shahin Toçi dhe, me vështrimin e palëvizur mbi fytyrën e gjeneralit, tha: – Zoti gjeneral, ne jemi shqiptarë dhe mund të betohemi vetëm para flamurit tonë kuq e zi. Zëri i tij qe i prerë, i lartë dhe kumbues, me një theks të qartë zemërimi. Oficerët italianë shikuan njëri – tjetrin, jo aq të habitur se sa të hutuar.
Në mbrojtje të Flamurit
- Home .
- Në mbrojtje të Flamurit