Shahin Toci, Rreshti i pare, i treti nga e majta.

Perballe nevojave te ushtrise shqiptare per kuadro te arsimuar e te specializuar, numri i nxenesve dhe oficereve qe dergoheshin per studime jashte vendit rritej nga viti ne vit. Per nxenesit e Shkolles Mbreterore Ushtarake kriteri kryesor mbetej niveli cilesor i pergatitjes. Shahin Toci ishte nder nxenesit me cilesore qe mbaruan studimet ne kete shkolle. Ne vitin 1934, per studime te metejshme ne Itali do te shkonin 30 – 35 nxenes te kesaj shkolle. Te drejten e kerkeses per te vazhduar studimet jashte vendit e kishin te gjithe nxenesit e Shkolles Mbreterore Ushtarake, por, me tej, kandidatet i nenshtroheshin nje konkursi para nje jurie te perzgjedhur, ne perberjen e se ciles ishte dhe nje specialist ushtarak italian. 

Konkurimi ishte teper rigoroz dhe kerkonte pergatitje mjaft cilesore. Testohej pergatitja e pergjithshme shkencore, pergatitja fizike dhe gjendja shendetesore. Mes oficerëve dhe studentëve shqiptarë Shahin Toçi dallohej për një këndvështrim të qartë e të pjekur të situatës që po kalonte Shqipëria dhe të zhvillimeve të gjithanshme botërore. Si njohës i mirë i historisë së luftërave ndërballkanike, Luftës së Parë Botërore dhe synimeve të vazhdueshme të fqinjëve për copëtimin e Shqipërisë, ndjente dhe theksonte me forcë se, përtej propagandës, ndihmave dhe investimeve, Italia synonte gllabërimin e Shqipërisë. Ai theksonte se “para se të jemi studentë ushtarakë në Itali, jemi shqiptarë, ndaj duhet të tregojmë me sjelljen dhe qëndrimin tonë se për ne Shqipëria është mbi të gjitha”. Veprimtaria e oficerëve dhe studentëve nismëtarë të një rezistence gjithnjë në rritje, nuk kishte kaluar pa u vënë re nga shërbimet sekrete italiane. Me studentët, agjentët e shërbimit sekret nisën një punë të kujdesshme, fillimisht duke penetruar në radhët e tyre me anë të studentëve italianë. 

Propaganda ishte e fuqishme dhe përdorte gjithë mjetet për realizimin e qëllimeve të saj. Si çdo diktaturë, fashizmi e kishte propagandën armën e armëve. Ndryshe vepronte shërbimi sekret me oficerët. Veprimi ndaj tyre ishte më i drejtpërdrejtë. Ndaj tyre u ndoq rruga e survejimit, por dhe e presionit. Edhe pse i qetë si natyrë, i përmbajtur dhe i kujdesshëm, edhe Shahin Toçi nuk kishte mundur t’i shpëtonte këtij survejimi, megjithatë, takimet me shokët në Romë dhe në qytetet e tjera të Italisë, ku studionin studentët shqiptarë, nuk i ndaloi. Një ditë pas thyerjes së rezistencës së patriotëve shqiptarë, kryesisht në qytetet bregdetare, të shtunën në mëngjes, me 8 prill 1939, trupat pushtuese fashiste iu drejtuan Tiranës dhe, pas disa orësh, hynë në kryeqytetin shqiptar. Në ditët që vijuan, nxënësit, studentët dhe oficerët shqiptarë në shkollat italiane, të pezmuar, të zymtë e indiferentë ndaj auditoreve, grupoheshin gjithnjë e më shumë, brenda dhe jashtë dyerve të shkollave. Ideja për t’u organizuar e për të kapërcyer Adriatikun, duke braktisur studimet, po dilte gjithnjë e më e qartë në bisedat e tyre. Grupi organizator i kundërshtimit të pushtimit nisi të bënte një punë bindëse më të shpeshtë e më të organizuar.

Kërkohej që kundërshtimet tani të ishin më të hapura dhe më të drejtpërdrejta. Në një nga këto takime të ditëve të para të majit Shahin Toçi theksonte me forcë: “Këta që e mbajnë veten të qytetëruar flasin gjithkund me fjalë të bukura për të justifikuar grabitjen e lirisë së popujve. S’ka mbetur rrugë tjetër veçse të kthehemi në atdheun tonë dhe të rrokim armët. Atje s’ka humbur as besa, as burrëria. Atje mund të organizohemi edhe më mirë për të hedhur tutje robërinë”. Ndërsa përgjigja e Shahin Toçit ndaj disa shërbëtorëve të fashizmit, të lëkundurve dhe frikacakëve që mbanin në gojë parullën “Kush prek fashizmin prek vdekjen”, ishte: “Të vdesësh një herë dhe i ndershëm është më shumë se të lindësh njëmijë herë dhe tradhtar”. Fashistët, të cilët, përmes agjentëve të tyre përgjonin tërë veprimtarinë e nxënësve, studentëve dhe oficerëve shqiptarë, kishin arritur të evidentonin qartë organizatorët, mes tyre, si ndër më të betuarit, Shahin Toçin.