Panorama “Burrel, vendoset në qendër busti i patriotit Shahin Toçi”

Panorama “Burrel, vendoset në qendër busti i patriotit Shahin Toçi”

BURREL Në prag të 100-vjetorit të pavarësisë, në qendër të Burrelit vendoset shtatorja e Shahin Toçit, dëshmorit që dha jetën për flamurin kuqezi, pasi nuk pranoi të betohej para flamurit italian. Qindra qytetarë morën pjesë në ceremoninë e organizuar, duke parë nga afër veprën e punuar nga Muntaz Dhrami. Kryebashkiakja Adelina Farrici, e cila tha se akti i Shahin Toçit i kapërceu malet e kësaj treve dhe u shtri e bëri jehonë në të gjithë Shqipërinë e më gjerë, kur nuk pranoi të betohej para flamurit italian në Romë. Duke nderuar këto figura, ne vlerësojmë dhe respektojmë aktet e tyre heroike për atdheun, njëherazi transmetojmë e mbajmë gjallë ndër breza traditat e larta të popullit tonë, kultivojmë në shpirtin e tyre frymën e shqiptarizëm e të atdhedashurisë, përkushtimin e devotshmërinë për t i dalë zot atdheut e kombit . Të pranishmit e shumtë i përshëndeti ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, duke u uruar atyre fillimisht 100-vjetorin e pavarësisë. Ai vlerësoi Mbretin Zog, duke u shprehur se nuk është rastësi që ai është bir i Matit. Nuk ka ditë më të përshtatshme sesa kjo për të kujtuar dëshmorët, njërin prej të cilëve e nderojmë sot me këtë shtatore. Vepra e tij do të mbetet e paharruar ndër vite , pohoi Imami në Burrel. h.p
Artikulli i Panorama